Pluhuri saharian do të vazhdojë të mbetet i pranishëm, si pasojë e të cilit qielli do të jetë i turbullt, ndërsa në zonat me reshje, ato do të përzihen me baltë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, ndërsa në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të jetë në formën e stuhive shumë të forta, me shpejtësi maksimale deri në 90 km/h. Këto erëra mund të shkaktojnë dëmtime lokale, përfshirë thyerje të degëve të mëdha, rrëzim të pemëve të dobëta, dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta. Objektet e palidhura mund të zhvendosen ose të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për njerëzit dhe pronën.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 38°C. Gjatë kalimit të stuhive dhe reshjeve, temperaturat përkohësisht do të pësojnë një ulje të theksueshme, rreth 20°C, apo edhe më poshtë. /MK




