Parashikimi i motit për të shtunën – 30.11.
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku në orët e hershme të mëngjesit pritet të kemi valën e re me të reshura që vie si pasojë e ciklonit në Greqi.
Fillimisht reshjet parashihen të jenë në formë të borës në pjesën më të madhe të vendit, me mundësi edhe në Rrafshin e Dukagjinit, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore (përndryshe dominojnë reshjet e shiut), ndërsa në zonat e tjera, gradualisht gjatë orëve të pasditës e deri në mbrëmje vonë, reshjet e borës pritet të shndërrohen në shqotë e shi të ngrirë, përpara se e gjitha të shndërrohet në shi me ngritjen e temperaturave.
Lexo edhe:
Prizren: Reagime të ashpra për mungesën e ngrohjes në Shtëpinë e Kulturës, përkundër riparimit dyvjeçar të kushtueshëm
Në zonat malore do të vazhdojnë reshjet e dendura të borës.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në orët e vona të mbrëmjes, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 4°C. Në mbrëmje vonë, me fuqizimin e erërave, temperaturat lokalisht mund të ngriten deri në 6°C. /MK