Parashikimi i motit për sot ( e shtunë)
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku duke filluar pak para mesditës, pritet të ketë zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve.
Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë fuqizim të mëtejshëm të vranësirave, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, e në zona të caktuara edhe në formë rrëkeje, të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa elektrike, disa prej tyre mund të jenë të ashpërta!
Si pasojë e reshjeve lokalisht të fuqishme, priten edhe vërshime!
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 27°C.