01-05-2024

“I ngujuar” në zyrë, kryetari i Leposaviqit i komenton në Facebook miss-it: Respekt për bukuroshen

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, Lulzim Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit.

Mirëpo, si pasojë e protestave nga serbët, i njëjti pasi hyri në objektin e komunës, dyshohet se nuk ka dalur më që nga e hëna.

Duke e gjetur vetën “të ngujuar” në komunë, Hetemi është kthyer kah Facebook-u me komente ndaj miss-ave.

I njëjti është parë tek ka komentuar te fotografia e një mediumi që shpërfaq një vajzë nga Kosova, e cila ka fituar kurorën e miss-it në Egjipt.

“Rrespekt për bukuroshen” ishte komenti që la Hetemi nën fotografi, të cilit ia bashkangjiti edhe një foto të flamurit të Kosovës në shtizë. /RN

Asnjë koment

Comments are closed.