18-04-2024

Prizren: Persona të panjohur e bëjnë për spital një të mitur, Policia nis hetimet

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë rrahjeve në shumë raste përdoren edhe mjete të mprehta e të forta dhe si pasojë shpesh kanë përfunduar tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Keq e ka pësuar mbrëmë edhe një i mitur në Prizren, i cili dyshohet se u sulmua nga disa persona të panjohur.

Sinjali mëson se i mituri ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti të momentit.

15-vjeçari ka marrë edhe lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spital.

Me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.