23-04-2024

Parashikimi i motit për tri ditë

Në pjesën e parë të javës mot i ndryshueshëm me vransira, erë e diell, kohëpaskohe me mundësi edhe për shi. Të premten më shumë diell e pa reshje.

19.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

20.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.

21.05 – Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.Temperaturat e ajrit pasi shënojnë rritje ditën e hënë, më pas do kenë një tendencë të rënies.

Minimalet në rënie graduale nga 10C deri në 5C ditën e premte, maksimalet nga 24C, mund të zbresin deri në 17C ditën e enjte.Të hënën pritet të fryjë erë më e fuqishme nga jugperëndimi 8-14m/s, me hove edhe deri në 18m/s. E ditëve të ardhshme do të fryjë edhe nga krahu veriore me shpejtësi 4-10m/s.Shtypja atmosferike luhatet mes vlerave nën normale dhe përreth deri ditën e premte, kur shënon një rritje.

Asnjë koment

Comments are closed.