Parashikimi i motit: Priten ndryshime gjatë ditëve në vijim
Periudha me shi do të përfshijnë vendin që në ditët e para të javës së ardhshme.
Nga mesi i javës parashihet një pushim nga të reshurat, e temperaturat rikthehen në vlera përreth normaleve prej 25C e 26C.
Reshjet paraqiten sërish në pjesën e dytë të javës vijuese, madje mund të jenë tipike vjeshtore, ngase edhe temperaturat ka gjasa të zbresin në 20C, apo edhe nën, sipas disa modeleve parashikuese. Rënie pësojnë gjithashtu dhe minimalet, në 10C”, thuhet në njoftimin e Mendimit për Motin.
Me të reshura mund të fillojë java e tretë e shtatorit, por se më pas mund të ketë një stabilizim të motit, ku nuk do të mungojnë intervale me diell. Temperaturat luhaten përreth mesatareve, me 23C e 24C.