31-10-2026

Chelsea fundos Manchester Unitedin, triumfon 2-0 dhe e lë në vendin e 16-të në Premier League

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Manchester Unitedit, duke triumfuar me rezultat 2-0 në kuadër të Premier League dhe duke ia thelluar edhe më shumë krizën skuadrës nga Manchesteri.

news image

Londinezët arritën të sigurojnë tri pikët falë golave të Rogers dhe Palmer, të cilët vulosën fitoren e vendasve në këtë përballje.

Me këtë triumf, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt të tabelës me 16 pikë të grumbulluara, duke vazhduar garën për pozitat e kreut.

Në anën tjetër, Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.


Rezultatet e dobëta po shtojnë presionin mbi skuadrën angleze, e cila vazhdon të jetë larg pritshmërive të tifozëve dhe objektivave të klubit.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea do të luajë në udhëtim ndaj Sunderlandit, ndërsa Manchester United do ta presë Aston Villan në Old Trafford, ku do të kërkojë rikthimin te rezultatet pozitive.

Asnjë koment

Comments are closed.