06-05-2024

Parashikimi i motit: Rikthehet bora në Prizren e vend

Moti për ditët në vijim:

6.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që gjatë ditës në vise të ulëta përzien edhe me reshje shiu.

7.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.  Kohëpaskohe priten të reshura shiu dhe bore, derisa gjatë mbrëmjes të shndërrohen në borë.

8.03 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

9.03 – Shumë ftohtë, vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Herë herë me reshje lokale bore.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.  Minimalet në fundjavë zbresin deri në -2 e 0C, e javën e ardhshme edhe deri në -4C e -7C. Rënie pësojnë edhe maksimalet në 3C e 4C në fundjavë, e ditën e martë edhe në 0C.

Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Asnjë koment

Comments are closed.