20-04-2024

Parkoi veturën dhe la një letër: 50 vjeçari hidhet nga “Ura e Fshejt”

Një person rreth 50 vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rasti ka ndodhur sot, derisa viktima dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.

“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër.

Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, ka thënë për IndeksOnline, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës.

Asnjë koment

Comments are closed.