11-05-2024

Partia KDTP zgjedh kryetar të ri

Fikrim Damka është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Ai është zgjedhur sot në Kuvendin zgjedhor, pa kundërkandidat, pasi kryetari i deritashëm shumëvjeçar Mahir Jagxhillar nuk ka kandiduar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Damka po ashtu në zgjedhjet e fundit parlamentare siguroi edhe mandatin e deputetit.

Jagxhillar ndërkaq nuk arriti ta marrë numrin e nevojshmëm të votave për Kuvend.

Kjo tregon për ndryshimet edhe në këtë parti./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.