Pas 16 muajsh, Komuna e Prizrenit nënshkruan tenderin për riparimin e Urës së Marashit
Pasi kanë kaluar 16 muaj nga dëmtimi, Komuna e Prizrenit më në fund duket se do të intervenojë për riparimin e rrethojave mbrojtëse të Urës së Marashit në Prizren.
Njoftohet se vlera e tenderit është 5.064 euro, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.
Punimet janë paraparë të zgjasin 40 ditë
Lexo Edhe:
Kryetari Haskuka, i mbyllur (dokument)
Portali “Gazeta e Prizrenit” në fillim të kësaj jave ka shkruar për neglizhencën e Komunës së Prizrenit rreth riparimit të Urës së Marashit” që pos një imazhi të keq, paraqet edhe rrezik për fëmijët. Shkrimin mund ta gjeni në këtë link: