08-09-2024

Pas 5 vitesh ulet norma e interesit në BQE

Banka qendrore evropiane uli normën bazë të interesit për herë të parë në 5 vjet, duke ulur presionin ndaj huamarrësve në të gjithë eurozonën.

BQE uli normën e saj të interesit në 3.75% nga një rekord prej 4% dhe bëri një hap përpara Rezervës Federale të SHBA dhe Bankës së Anglisë, të cilat ende nuk i kanë ulur normat e interesit, shkruan Indeksonline.

Tregjet financiare pritën me padurim uljen e parë në eurozonë që nga shtatori 2019, gjë që do të ndikojë edhe në normën kryesore të BQE-së për operacionet e rifinancimit, e cila ra nga 4.5% në 4.25%.

Analistët kishin parashikuar një ulje të kostove të huamarrjes në takimin e qershorit të BQE-së pas sinjaleve se banka qendrore është gati të ofrojë më shumë mbështetje për ekonomitë e eurozonës pas një periudhe stagnimi ekonomik pas pushtimit rus të Ukrainës./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.