Pas babait, vdes edhe njëri nga djemtë e plagosur në Pejë
Sot ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentimvrasjes së para disa muajve në Pejë
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikqi.