Pas gjendjes në KF Liria, reagon Ilir Baldedaj: Misioni u krye
Pas humbjes së Lirisë sot në Prizren nga Llapi me rezultat 2:0, që sipas analistëve ia rrënoi të gjitha shpresat prizrenasve për mbetjen në Superligë, nëpërmjet “facebook-ut”, ka reaguar edhe Ilir Baldedaj nga LDK, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Postimi i tij:
MISIONI U KRYE
Të lumtë Talent, dhe asistentit tënd, shokut Adem.
Të lumtë Talent, dhe asistentit tënd, shokut Adem.
Liria po shpartallohet, ashtu siç keni kontribuar ju të dy.
Shkoni kah të doni, jeni të lirë u ka thënë lojtarëve pronari Raman Kiqe! Besoj njëjtë të ka thënë edhe ty Talent, se asistentin tënd as që e bën hesap.
Talent, nëse nuk e din po të tregoj, sot Llapi e vulosi rënien e Lirisë në rang më të ulët. E di që të kanë treguar, se ti në fund të fundit nuk merr vesh, punë e madhe ishte bërë që Liria të rikthehej në Superligë, ndërsa ti me asistentin tënd bëre shumë punë që Lirinë ta rikthesh në Ligën e Parë.
Ti nuk ke kohë për kësi rezultatesh, se po të fitonte Liria sot dhe në lojërat tjera, ti i kishe qu sot krahët duke u lavduar për mbështetje, kurse asistenti yt ish sjell nëpër fushë për 90 minuta me tregu që këtu është “BABA”. Nuk ju dhezi Talent.
Për shkak të këtyre rezultateve, drejtori sportiv Enis Gashi dha dorëheqje, pa patur asnjë fajë.
E keni turpëru Prizrenin, më në fund e kanë marrë vesh kush je ti Talent, e kush është asistenti yt!
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/rrenohen-shpresat-e-kf-liria-nisin-reflektimet-jep-doreheqje-drejtori-sportiv/