18-05-2024

Rrënohen shpresat e KF Liria – nisin reflektimet, jep dorëheqje drejtori sportiv

Liria sot humbi nga Llapi në Prizren me 2:0. Sipas analistëve kjo ia rrënoi të gjitha shpresat për mbetjen në Superligë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas kësaj situate, duket se kanë filluar reflektimet te skuadra, pasi ka dhënë dorëheqje, drejtori sportiv i klubit, Enis Gashi.

Klubi prizrenas përmes një njoftimi, bëri të ditur:

”Jep dorëheqje drejtori i Lirisë

Enis Gashi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv të FC Liria.

“Pas një periudhe një vit e gjysmë, kam vendosur të jap dorëheqje.Gjatë kësaj kohe kishim momente të bukura, por dhe të rënda.

Falenderoj pronarinRaman Kiçe, menagjmentin e tifozët Arpagjik’t, si dhe uroj klubin për të dal nga kjo situatë.

Suksese klubi im” !

FC Liria e falenderon për bashkëpunimin dhe uron suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftim./ Gazeta e Prizrenit

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.