25-04-2024

Pas konfirmimit me koronavirus të dy rasteve në Kosovë, Kurti flet në konferencë

Në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i shëndetësisë bëri të ditur që dy persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë.

Në këtë konferencë ka folur edhe Kryeministri Kurti, i cili i ka ftuar qytetarët që të mos bëjnë panikë dhe të mos i drejtohen klinikave emergjente nëse i kanë simptomat e virusit por të thërrasin në numrat që janë në dispozicion.

“Ne i ftojmë qytetarët për qetësi të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panikë, të mos paraqiten në kliniken infektive nëse kanë shenja të virusit. Të thërrasin në numrat e informacionit që janë vënë në dispozicion”.

“Ftohen të gjithë qytetarët që pa panikë dhe me kujdes të shtuar t’i përmbahen udhëzimeve të rekomanduar nga institucionet shëndetësore”, u deklarua Kurti./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.