19-04-2024

Pas kremtes, Prizreni nis këndelljen

Pas ditëve festive për ndërrimin e viteve, Prizreni po lë prapa atmosferën dhe pushimin, duke iu kthyer ritmit të zakonshëm të punës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Për dallim nga herët tjera, për shkak të pandemisë kësaj radhe prizrenasit netët festive i kaluan në mjedise familjare.

Meqenëse dita e djeshme ishte pushim, sot kanë rifilluar punën institucionet qendrore dhe ato lokale.

Nëpër qytet, ndërkaq, në orët e para vërehen lëvizje të reduktuara, për dallim nga ditët tjera.

Prizrenasit kanë uruar që jo vetëm viti 2021, por edhe dekada e re të jetë më e mirë për të gjithë. Ata shpresojnë që në këtë vit ta kalojnë sa më parë situatën pandemike, duke u lutur për mirëqenie në familje.

Ndërkaq, ata nuk është harrojnë as liberalizimin e vizave për lëvizje të lirë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.