23-11-2024

Pas sëmundjes, Mustafa sot drejton mbledhjen e partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa sot do të kryesojë mbledhjen e kësaj partie, për herë të parë në një periudhë prej rreth tetë mujore, që kur Mustafa u sëmurë dhe pakësoi aktivitetet politike dhe paraqitjet publike.

LDK përmes një komunikate ka njoftuar se Mustafa do ta drejtojë mbledhjen e kryesisë, e cila do të fillojë në orën 18:00 në Hotel Sirius.

Gjatë kohës sa Mustafa ka qenë i shtrirë në spital, kohë pas kohe ka pasur fotografi të publikuara, apo edhe takime me anëtarë të partisë, mirëpo kjo është hera e parë që ai drejton mbledhjen e kryesisë në këtë vit.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në mëngjes të 17 janarit të këtij viti kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor./21Media

Asnjë koment

Comments are closed.