Pas shuarjes së zjarrit në Prevallë, KFOR: Ofrojmë asistencë sipas kërkesës së institucioneve të Kosovës
KFOR-i ka njoftuar se personeli dhe helikopterët e Komandës Rajonale të Lindjes kanë ndihmuar për fikjen e zjarrit në Prevallë.
“KFOR-i ofron asistencë sipas kërkesës së institucioneve të Kosovës” , thuhet në njoftim.
Në njoftim tutje thuhet se KFOR-i vepron sipas mandatit të vet, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 1244, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Ky mision thotë se është përgjegjësi i tretë për sigurinë në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, të cilët janë përgjegjësit e parë dhe të dytë.