23-11-2024

Pasi e humben kryesuesin, Lutfi Haziri pret që të zbuten LVV e LDK në Prizren

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri ka folur në emisionin Frontal në T7 për prishjen e koalicionit LV – LDK në Komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Express.

Haziri thotë se kjo është situatë jo e mirë politike, por, që thotë se është e përballueshme.

“Me thanë të drejtën është situatë jo e mirë politike po e përballueshme, nuk është arritë me u zbatuar marrëveshja për bordin e drejtorëve me që ka pas lëvizje nga koalicioni lokal ku ka qenë edhe Nisma, ky ri formatim e ka qu LDK në kërkesën e zbatimit të parë që LDK të ketë pjesë në qeverisje më të madhe, mos zbatimi e ka sjellë që kryesuesi të vjen na radhët e PDK-së”, thotë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, thotë se Mytaher Haskuka, kryetar i LV-së në Prizren dhe Anton Quni kryetar i Lidhjes Demokratike në këtë komunë do të bëjnë përsëri marrëveshje politike.

“Edhe kryetari Haskuka edhe ministri Anton Quni do të ulen edhe do ta tejkalojnë me marrëveshje politike. Sa kuptova unë ka probleme ligjore zgjedhja e kryesuesit, po do ta zgjedhim nëse ka vullnet me bashkëpunu”, tha ai./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.