25-04-2024

Pastrohet Lumabrdhi në Prizren

Në kuadër të festivalit treditor “Bunarfest” sot u realizua aksioni  për pastrimin e Lumbardhit, me pikënisje nga Ura e Marashit, transmeton  “Gazeta e Prizrenit”.

Përveç vullnetarëve të festivalit pjesëmarrës kanë qenë edhe aktivistë nga klubi i ambientit të shkollës “Luciano Motroni”, “Gjon Buzuku”, si dhe vullnetarë të tjerë, të cilët janë shpreh të gatshëm për një ambient më të pastër.

Kjo është bërë në kuadër të edicionit të 15-të, ndërsa pas pastrimit të shtratit të lumit, në mbrëmje parashihet koncerti muzikor në lokacionin e Marashit, me performancë të artistëve të njohur vendorë si Buta, Taste 2, DJ Ëise, VLN on drums dhe DJ Mendar.

Nesër ndërkaq do të mbahet aktiviteti kryesor i festivalit – gara e lëshimit me goma, e cila fillon nga ora 14:00. Pas garës do të ketë edhe afterparty në Kejin pranë Urës së Gurit, ku do të performojnë bendi Offchestra dhe DJ Dagg./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Bunarfest

Asnjë koment

Comments are closed.