16-10-2019

Pastrohet shtrati i lumit “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit

Aktivistja e Let’s Do It, Eglantina Osmanollaj, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është pastrimi i shtratit të lumi “Drini i Bardhë”.

“Siç e dimë sot është Dita e Pastrimit të Botës 2019 në të njëjtën kohë po shënohet dita e paqes e kjo ditë  shënohet çdo vit më 21 shtator. Sot jemi këtu në Prizren në fshatin e bukur të Gjonaj jemi këtu me disa fëmijë dhe vullnetarë  nga “Fondacioni Drini”  së bashku kemi ndërmarrë një aksion pastrimi  dhe do të vazhdojmë me aktivitetet të tjera do të bëjmë shumë qejf me fëmijët ku do të përdorim disa materiale të riciklueshme. Qëllimi i këtij aksioni të sotëm është të i mobilizojmë sa më shumë njerëz dhe të mundohemi dhe të dërgojmë mesazhin për të mbajtur të pastër ambientin së bashku”, ka thënë Osmanollaj.

Taulant Hodaj nga fondacioni “Drini” ka bërë apel që qytetarët të mos hedhin mbeturina në tokë.

“Ne sot po e shënojmë “Ditën e Pastrimit” dhe gjithashtu në këtë zonë të Prizrenit në Gjonaj jemi duke ju bashkuar botës të pastrojnë botën të mbajnë të pastër natyrën pasi ne po jetojmë në natyrë”, ka thënë Hodaj.

Të pranishëm ishin mbi 50 vullnetarë, të cilët u angazhuan për një ambient më të pastër përreth lumit Drini i Bardhë,raporton Ekonomia Online.

Asnjë koment

Comments are closed.