27-07-2024

PC Prizreni humb nga Trepça

Në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça fitoi sonte në udhëtim ndaj Proton Cable Prizrenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në elitë.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 88:108.

Drilon Hajrizi me 28 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 22 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.

Te prizrenasit u dallua Desi Sills me 27 pikë.

Trepça në javën e ardhshme luan në udhëtim ndaj Bashkimit, kurse Proton Cable Prizreni i shkon Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.