26-12-2024

PDK dorëzon 16 ligje në Kushtetuese, Tahiri shprehet i bindur se do të rrëzohen – kritikon edhe Konjufcën

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e fundit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiriështë shprehur i bindur se këto ligje do rrëzohen.

Ai tha se 15 nga këto projektligje janë dërguar në Kushtetuese për çështje procedurale, ndërsa Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë tha se e kanë kontestuar në tërësi.

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë”, ka thënë Tahiri para mediave.

Ai pati kritika edhe për kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamundësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.

Asnjë koment

Comments are closed.