20-04-2024

PDK-ja e merr në parti edhe humoristin e Odeonit

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, sot e ka prezantuar afrimin e një humoristi në këtë subjekt politik, si “një prej zëdhënësve të programit ‘Rimëkëmbje’”, shkruan Gazeta Express.

Halim Berisha, i cili është i angazhuar në ekipin “Tukulukat” në emisionin Odeon, është prezantuar nga Shala si mik i tij i veçantë. Shala tha se humoristi “me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët”.

“S’ka më mirë se kur dita të nis me miq të veçantë si Halim Berisha. Jo vetëm sot – në ditëlindjen tij, por aktori Berisha me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët. Duke qenë çdo herë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe kësaj radhe Halimi premtoi se do të jetë njëri prej zëdhënësve të programit “Rimëkëmbje”. PDK-ja çdo herë ka qenë dhe do të mbetet Shtëpia e sigurt për të gjithë njerëzit e artit, kulturës dhe shkencës! Fuqinë e saj të vërtetë e përbënë korpusi intelektual, shkencor dhe artistik i Kosovës”, ka shkruar Ferat Shala në Facebook. /Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.