25-04-2024

PDK: Lagjja Kurilla, do të jetë pikë nisje e Fitores së madhe

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me Kandidatin për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj të shoqëruar edhe me kandidatët Ymran Fusha, Rita Drini dhe Arbër Hajrizin, në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar një takim me strukturat e nëndegës së Kurillës.

Në takim Kryetari Memli Krasniqi ka kërkuar një mobilizim më të madhë nga strukturat e partisë, që ta vazhdojnë fushatën që të trokasin derë më derë e shtëpi më shtëpi në Lagjen Kurilla, për ta kërkuar besimin e qytetarëve, pasi një numër i madh i qytetarëve të kësaj lagje janë të pakënaqur me qeverisjen e VV-së, e cila jo vetëm se nuk i ka mbajtur premtimet, por e ka zhgënjyer tej mase popullsinë e kësaj lagjeje. Andaj, asnjë herë më parë si këtë herë banorët e Kurillës nuk kanë qenë më të gatshëm për ta përkrahur misionin dhe vizionin e PDK-së, që ka programin më të mirë për të gjithë qytetarët.
Ndërsa Kryetari i ardhëm i Prizrenit Shaqir Totaj, ka potencuar se ai  kur të bëhet kryetar, do të jetë kryetar për të gjithë prizrenasit pa dallime etnie gjuhe e besimi. Me PDK-në të gjithë do ta ndiejnë veten qytetarë të Prizrenit, pa qenë të ndarë si qytetarë të privilegjuar partiak. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.
Strukturat e nëndegës, në prani të kryetarit të PDK-së dhe Kryetarit  të ardhshëm të Prizrenit janë zotuar se do të jenë shumë aktiv dhe do ta shfrytëzojnë deponimin e banorëve të lagjes për ta përkrahur PDK-në dhe numrin 177.
Më pas disa anëtarë të kryesisë së nëndegës të shoqëruar nga kryetari Memli Krasniqi, Shaqir Totaj dhe tre kandidatët Ymran Fusha, Rita Drini dhe Arbër Hajrizin, kanë bërë një shëtitje nëpër lagje, duke u takuar me qytetarë dhe janë ndalur në dy çajtore të kësaj lagje për ta shpalosur programin e PDK-së dhe për të marrë përkrahjen e qytetarëve. Qytetarët e kësaj lagje, u deklaruan kandidatëve se këtë herë fitorja e PDK-së është pa balotazh, sepse populli në qeverisjen e Haskukës është shumë i zhgënjyer.

Bashkë për Prizrenin

Asnjë koment

Comments are closed.