24-11-2024

PDK në Prizren akuzon Haskukën se po keqpërdor bamirësinë për propagandë

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj siç ka deklaruar veprimeve të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, për mënyrën e tij të ndarjes së ndihmave me mjete te taksapaguesve, duke bërë foto e xhirime.

Nëpërmes një komunikate, ky subjekt me këtë rast ka kujtuar një parim të bamirësisë që thotë se: As dora që ndihmon nuk duhet të duket.

Komunikata e plotë:

Qeverisja aktuale e Prizrenit është karakterizuar me çudira të shumta.

Veprimet e saj, shpesh naive e për keqardhje janë shpërfaqur vazhdimisht, por tashmë janë bërë aq të pahijshme sa edhe provokative, sidomos në këtë situatë kur Pandemia globale ka rënduar edhe tepër jetën e disa kategorive sociale.

Një parim i bamirësisë thotë se: As dora që ndihmon nuk duhet të duket.

Në vend se kryetari e vartësit e tij, disa prej të cilëve të shkarkuar të merren me menaxhimin e situatës nga epidemia, duke mos lejuar që Prizreni kundërligjshëm të futet në karantinë, për më keq, nëpër rrjete sociale po shohim veprime naive të pushtetarëve, për të dhuruar ndihma.

Duke na treguar për humanizmin, në “facebook-un”e kryetarit e disa drejtorëve, më tepër ekspozohen video e fotografi, një shenjë kjo makiaveliste, pasi në fakt qëllimi është propaganda dhe fama.

Pos një loje publike me pamundësinë e të varfërve, në mënyrën spekulative në mos edhe njerëzore, kjo aq më tepër është edhe e papranueshme, pasi bëhet me paratë e qytetarëve taksapagues.

Pra, kjo është kjo një fushatë e pastër e pushtetarëve axhami të Prizrenit, që në dukje bart bamirësinë.

A mund të kuptohen ndryshe veprimet e Haskukës dhe disa vartësve të tij, që po të kishin pak seder, nuk do të shkonin as në punë, e lëre më të shfaqen afër kryetarit, i cili muaj më parë i ka shkarkuar, pasi ka prishur koalicionin me partitë e tyre.

Haskuka në vend se angazhohet për realizmin e sa më shumë projekteve, të cilat do të ndikonin sadopak në zbutjen e papunësisë, sikurse është riparimi i rrugëve të dëmtuara të Prizrenit, ai ekspozohet me foto e xhirime si bamirës.

Sikur ta brengoste kjo, ai do ta kryente detyrën e kryetarit, duke shpenzuar mjetet e parapara buxhetore në komunën e Prizrenit, prej të cilave përfitues do të jenë qytetarët e këtushëm, e jo t’i kthente prapa në Prishtinë, rreth 6 milion euro.

Asnjë koment

Comments are closed.