24-04-2024

Shkollat në Kosovë mund të mos hapen deri në shtator, OBSH-ja paralajmëron për rreziqet

Në Kosovë shkollat mund të mos hapen deri në muajin shtator. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës. Megjithëkëtë, OBSH-ja po paralajmëron për rrezikun e hapjes së shkollave në vend. Shefja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, në një lidhje direkte për Gazetën Express, ka deklaruar se shkollat në vend nuk i kanë kushtet e duhura për të mbajtur mësim në këto kohë. Ajo thotë se në klasat kosovare distanca sociale është shumë e vështirë për t’u mbajtur. Kjo ngase shumica nga klasat i kanë nga 40 nxënës.

“Sa i përket kthimit të shkollave, për shkak të numrit të madh, ndoshta duhet me shty edhe për disa kohë kthimin. Shtetet të cilat i kanë hapur shkollat nuk kanë më tepër se 10 fëmijë në klasa, e ne në Kosovë i kemi deri në 40 fëmijë në klasa. Ne mund të këshillojmë Ministrinë e Arsimit dhe institucionet e tjera e mandej të marrim hapa të përbashkët. Deri diku tash procesi mësimor online po kryhet me sukses. Duhet të kemi shumë kujdes në hapjen e shkollave gjatë muajit maj dhe qershor”, ka deklaruar ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.