Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar sot siç thuhet ndaj kallëzimit të rremë, nga Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka!
Në reagim, ndër tjera thuhet se “i njëjti kryetar, si përfaqësues i një organi publik të Komunës së Prizrenit, duhet ta dij se bërja publike e adresave tona, në faqen e tij në facebook, përbënë shkelje të të dhënave personale dhe në kundërshtim të plotë, me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Mytaher Haskuka, me përhapjen e adresave tona, i ka shtyrë, duke njoftuar militantët e tij, me adresat tona, në mënyrë që të ndërmarrin veprime kundërligjore. Ne, në ditët në vijim, do të ndërmarrim veprime ligjore adekuate, ndaj këtyre veprimeve të Kryetarit Haskuka, që ka shkelur dhe ka bërë, përhapjen e të dhënave tona personale dhe që ka bërë kallëzim të rremë, dje me datë: 08.04.2020”.
Kryetari Haskuka, dje ka njoftuar se dy resorët komunal kanë bërë kallëzim penal, kundër kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë të degës së PDK-së, të cilët kanë marrë pjesë në një vizitë në Korishë.
Në reagimin e PDK-së, thuhet se gjatë vizitës në fshatin Korishë, kanë vepruar në plotni, konform dispozitave ligjore në fuqi dhe konform ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe vendimeve tjera në fuqi.
“Ne kemi plotësuar kushtet e posaçme sanitare, siç është cekur në postim. Po ashtu, kemi vepruar konform urdhërave të personave zyrtar, që kanë qenë aty, për zbatimin e mbikëqyrjes së karantinës në fshatin Korishë. Nuk qëndron asnjë pretendim i kallëzimit të rremë penal të kryetarit Haskuka.
Ne kemi shkuar, për ta ndihmuar shtabin lokal të krizës në fshat dhe me ftesë të tyre, duke pasur parasysh, se ata njerëz presin prej të gjithë neve ndihmë, në tejkalimin e kësaj krize.
Në PDK ndërkaq janë shprehur se “kryetari, në vend që të mirret me ndihmë të këtyre banorëve dhe banorëve tjerë të Komunës së Prizrenit, i njëjti gjen kohë dhe njerëz, për të bërë kallëzime penale të pa mbështetura, shpifëse, shtytëse dhe përhap panik. Në anën tjetër, e ka lënë Komunën e Prizrenit, qe një kohë pa përfaqësim juridik, pranë gjykatave të Kosovës.
“Pra, në vend se t’i shfrytëzoj ato shërbime juridike, për mbrojtjen e interesit të Komunës pranë gjykatave, Haskuka mirret me shpifje, gjëra të pavërteta, përhapje të panikut, se kinse vizita jonë në fshatin Korishë, paska përhap sëmundje ngjitëse dhe shpërndan pa autorizim, të dhënat tona personale”.
“Paradoksale: Albin Kurti sot vizitoi Malishevën, e cila është në karantinë, e ne nga PDK, nuk paskemi të drejtë të bëjmë vizita, standardi më i ri i vendosur nga Vetëvendosja.
Gjynah për injorancën e tyre. Top of Form. Bottom of Form”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren. /GazetaePrizrenit.net