PDK në Prizren kritika Haskukës për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë
PDK në Prizren ka drejtuar akuza ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke vlerësuar se ai po përdor standard të dyfishtë ndaj drejtorëve komunal me aktakuza.
Komunikata e plotë e PDK:
“Kryetari” i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, paska dalur me një deklaratë publike, lidhur me rastin e djeshëm, rreth ngritjes së aktakuzës për 3 drejtorë të ekzekutivit të komunës. Mirëpo ajo që nuk pritej aspak të ndodhte, është fakti se Myta i doli në mbrojtje drejtorëve dhe u bë gardian i të akuzuarve, të cilët njihen si shkelës të ligjit, tashmë të konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Edhe kësaj here, Myta sulmon institucionet e drejtësisë, të cilat janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë në këtë vend.
Sa herë që flitet për të ledhatuarit e tij, Myta reagon ashpër, sidomos kur flitet për të llastuarin e tij z.Levent Kasemin, me të cilin i ndajnë bashkë pazaret.
Myta duhet t’i shkarkojë 3 drejtorët në fjalë dhe të gjithë zyrtarët tjerë me aktakuza, e jo të përdor standarde të dyfishta, këta drejtorë duke i mbrojtur, e tek rasti i Drejtorit të Financave veproj ndryshe, të cilin edhe e shkarkoj, për shkak të një aktakuze të ngritur ndaj z.Ertan Simitçiut.
Nëse Myta vepron ndryshe nga rasti i djeshëm, atëherë do të krijoj precedent, sepse brenda koalicionit, nuk po vepron njëjtë, por po vepron ndryshe për raste të njëjta, rreth drejtorëve me aktakuza, ndaj të cilëve po i selekton, se kënd duhet me e shkarku, e kënd duhet mos me e shkarku.
Në fund, bashkë me këta drejtorë, duhet të shkoj edhe vet Myta dhe ta çliroj Prizrenin nga mentaliteti i udhëheqjes në mënyrë kriminale dhe Prizreni sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme komunale, sepse qytetarët nuk e meritojnë këtë udhëheqje, ku VV me bandat e tyre, e kanë degraduar skajshmërisht, rrjedhën normale në komunën e Prizrenit./GazetaePrizren.net