06-05-2024

Prizreni shpërndan motokultivatorë për 92 fermerë

Të pranishëm me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Ndryshe nga viti i kaluar kur nga ky projekt përfituan 60 fermerë, sivjet për fermerët e komunës së Prizrenit janë shpërndarë 92 motokultivatorë, ku përfituesve u ka takuar participimi prej 25%.

Procedura e përzgjedhjes së përfituesve është bërë nga ana e komisionit vlerësues, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht në thirrjen publike.

Vlera totale e projektit është 239,200 euro.

Listën e përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Lista-perfundimtare-e-perfitueseve…

Asnjë koment

Comments are closed.