24-09-2021

PDK në Prizren: Shtëpia e Pleqve, domosdoshmëri për qytetarët, e anashkaluar nga Qeverisja Lokale

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, e ka konsideruar shqetësuese faktin që projektet kapitale të nisura nga Qeverisja Lokale e PDK-së para vitit 2017, po anashkalohen dhe sipas tyre ka vonesa në implementim, konkretizim dhe funksionalizim të atyre projekteve,e ku një ndër këto projekte është edhe Shtëpia e Pleqve.

PDK thotë se ky projekti i inicuar është nga po kjo parti, qysh në vitin 2016, si një nevojë esenciale për qytetarët e Prizrenit, ku edhe pas 5 vitesh, akoma nuk është funksionalizuar.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, e konsideron shqetësues faktin që projektet kapitale të nisura nga Qeverisja Lokale e PDK-së para vitit 2017, po anashkalohen dhe ka vonesa në implementim, konkretizim dhe funksionalizim të atyre projekteve. Një ndër këto projekte është edhe Shtëpia e Pleqve.

Projekti i inicuar nga PDK-ja në vitin 2016, për ndërtimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Pleqve, si një nevojë esenciale për qytetarët e Prizrenit, edhe pas 5 vitesh, akoma nuk është funksionalizuar.

Shtëpia e Pleqve si një ndër premtimet elektorale të VV-së gjatë fushatës parazgjedhore, projekt i papërfunduar si shumica e projekteve të premtuara, është ndërtuar por ka mbetur e pafunksionalizuar. Akoma më e pakuptimtë është arsyeja e mos funksionalizimit, pasiqë nuk paska pasur koordinim mes qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore, përkundër faktit se qeverisja qëndrore udhëhiqet nga VV.

Paradoksale por e vërtetë, VV-ja nuk janë të gatshëm dhe të aftë të gjejnë rrugë bashkëpunuese dhe bashkëvepruese as mes vete!

Ne si opozitë jemi të shqetësuar për keqmenaxhimin, mos veprimet adekuate në situata konkrete, uljen e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë për këto 4 vite dhe mbi të gjitha jemi të shqetësuar për menaxhimin jo serioz që i bëhet financave të qytetit tonë, duke pasur suficit buxhetor vit pas viti e duke mos përfunduar projektet kapitale, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për qytetin e Prizrenit dhe qytetarët e saj.

Asnjë koment

Comments are closed.