Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, subjekt ky më i madhi në Prizren, sot zyrtarisht hap procesin e brendshëm zgjedhor.
Në një ceremoni që do të mbahet në hotel “Theranda” në orën 17:00, këtë proces e hap kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Në këtë fazë do të zgjedhen struktura të reja si dhe kryetari i ri i degës.
Pas kryerjes se këtij procesi, PDK ka premtuar të jetë edhe më aktive në bërjen e opozitarizmit, pasi ka edhe numrin më të madh të asamblistëve në Kuvendin Komunal./GazetaePrizrenit.net