16-05-2024

Peci: Keqpërdorimet e 700 mijë eurove nga IBK do t’i adresoj në Prokurori

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Instituti i Bujqësisë në Pejë është institucioni më shkeljet më të mëdha në Kosovë.

Ai duke komentuar raportimet në media për shkeljet që ka gjetur Auditori për këtë instituti, ka thënë se gjetjet për keqpërdorimet e 700 mijë eurove do t’i drejtohet Prokurorisë.

Peci ka përmendur edhe disa shkelje tjera që sipas tij janë nga viti 2017-2019, për të cilat po ashtu ka thënë se do t’i dërgojë në Prokurori.

“Thënë ndryshe, IBK është institucioni me shkeljet më flagrante në Kosovë, besoj unë. Nga tjetërsimi i pronave, uzurpimi e ndërtimi i pronave private në pronat institucionale;Keqpërdorimi e keqmenaxhimi i financave publike; e deri tek sistemi i IT-së jashtë çdo rrjeti Qeveritar e vërtetojnë se IBK-ja është trajtuar si plaçkë lufte! Të gjitha këto shkelje, nga e para e deri tek e fundit, me dëshmi të bashkangjitura, i ka në dispozicion Prokuroria e Kosovës… Shkeljet e lartcekura në Prokurori si dhe gjetjen e auditorit për keqpërdorimin e 700 mijë eurove, do t’i adresojë poashtu shumë shpejt në prokurori! ka shkruar Peci.

Asnjë koment

Comments are closed.