Pensionohet kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha
Nëpërmjet një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Prizrenit, Ymer Hoxha, ka njoftuar se opinionin se nga data 03.07.2020, do ta përfundojë mandatin si Kryetar i Gjykatës për shkak të shkuarjes në pension.
“Punuam së bashku dhe bashkëpunuam në forma të ndryshme, u munduam të bëjmë më të mirën për vendin tonë për sundimin e Ligjit dhe të Drejtësisë.
Më lejoni t’iu përshëndes dhe falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe respektin. Ju dëshiroj shëndet të mirë, dhe suksese në punën e mëtejme.
Jam krenar që isha pjesë e bashkëpunimit me ju”, ka shkruar Hoxha. / GazetaePrizrenit.net