24-11-2024

Për 24 orë, 3 të vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut në Kosovë

3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve me fatalitet që ndodhën për 24 orë në Kosovë.

Dy aksidente me fatalitet ndodhën pasditen e djeshme ndërsa një sot, shkruan IndeksOnline.

Në Shtupeq të Madh të Rugovës, pas një përplasjeje me motoçikletë 41 vjeçari, Dritëro Krasniqi humbi jetën.

Ndërsa 60 vjeçari, Shefqet Veselaj, nga fshati Gllarevë i Klinës vdiq si pasojë e një aksidenti në fshatin Përqevë, ku mbeti i ngujuar teksa automjeti u përfshijnë nga zjarri.

Aksidenti i tretë e që ndodhi sot në në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan – Prishtinë, është i treti me fatalitet brenda një ditë në Kosovë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.