Hapet platforma për ankesa të qytetarëve që u është refuzuar aplikimi për 100 eurot e Qeverisë

Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashkrimin e ankesave.
Punëtorëve të sektorit privat iu ekzekutuan shtesat prej 100 eurosh nga Qeveria në detyrë më 15.6.2026 .
Më 22.05.2026, Qeveria në detyrë miratoi Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.

Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit privat, si dhe 100 euro për studentët aktivë.
Qeveria tashmë ka mbështetur me nga 100 euro edhe pensionistët dhe fëmijët./Kallxo.com
