27-07-2024

Për çfarë ishte bastisja në Zhur ku u vra polici?

Policia në Prizren ka bërë të ditur se aksioni në një shtëpi në fshatin Zhur, ku nga shpërthimi i një eksplozivi humbi jetën polici Sami Thaqi kishte për qëllim parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka treguar se është plagosur edhe një fëmijë, në këtë shtëpinë përkatësë të cilën kryhej bastisja.

Me këtë është rast është arrestuar si dyshuar pronari i shtëpisë I. B.

Gjatë këtij aksioni, i ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë mbetur të lënduar. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.