26-04-2024

Për dy ditë numër i njëjtë i lindjeve dhe gjinisë së foshnjave në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 13 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

8  meshkuj
5  femra
7  lindje “cezariane”  (me operacion).

Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është se pos numrit të njëjtë të lindjeve krahasuar me ditën paraprake, sot karakteristikë është edhe ndryshimit i raportit sa i përket gjinisë së foshnjave.

Derisa dje kanë lindur 5 djem, e 8 vajza, sot është e kundërta. Pra mund të thuhet se brenda dy dite, në Prizren kanë lindur 26 foshnja, gjysma prej të cilave vajza. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.