Për herë të parë në QKUK trajtohen me sukses 7 pacientë me anomali strukturore në zemër
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar me sukses 7 pacientë të rritur me defekte në septumin interatrial, duke përfshirë 4 raste të ASD (Defekti i Septumit Atrial) është një anomali strukturore në zemër ku ekziston një vrimë ose defekt në murin (septumin) që ndan dy dhomat e sipërme të zemrës dhe 3 raste të PFO-(Patent Foramen Ovale) është një defekt i vogël në zemër që ndodh kur një vrimë natyrale midis atriumit të djathtë dhe atij të majtë
“Me suksesin e këtyre procedurave, trajtimi i sëmundjeve strukturale të zemrës tashmë do të jetë i mundur në QKUK, duke përmirësuar qasjen dhe kujdesin për pacientët me këto patologji”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së..
Në njoftim po ashtu thuhet se kjo ishte seanca e dytë, ndërsa në seancën e parë u kryen gjithashtu 4 procedura të suksesshme, duke çuar numrin total të pacientëve të trajtuar me defekte të septumit interatrial në 11.
“Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kardiologjisë publike në Kosovë, drejt shërbimeve të avancuara mjekësore brenda vendit”, thuhet në njoftim.