03-12-2024

Për vrasjen në Prizren reagime edhe nga presidenti Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së gruas në Prizren nga burri i saj.

“Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna”.

Asnjë koment

Comments are closed.