Përballja e parë sy me sy e kampionëve Fury e Usyk ishte agresive, shtyhen me kokë
Sot u zyrtarizua data e meçit historik të boksit profesionist mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.
Dy boksierët më të mirë të momentit dhe njëherësh kampionë të botës, do të përballen mes vete më 17 shkurt të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Një përballje e tyre sy me sy është bërë tashmë dhe nuk ka kaluar pa tensione.
Kujtojmë se boksieri ukrainas i mban katër breza të versioneve WBA, IBO, WBO e IBF, të cilat ia kishte “rrëmbyer” Anthony Joshuas, ndërsa i mungon veç titulli WBC, të cilin e mban Fury, e të cilin synon t’ia marrë në shkurtin që vjen.
Nga ana tjetër, boksieri britanik është i vendosur që t’i unifikojë krejt rripat me një fitore eventuale ndaj kundërshtarit ukrainas.
Ky njëherësh konsiderohet si njëri prej meçeve më të mëdhenj në shekullin 21, por edhe në histori të boksit profesionist. /Gazeta Express/