20-05-2024

Përfshihet nga zjarri një pjesë e tregut “Fatoni” në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një pjesë të tregut “Fatoni” në Prizren.

Në fotografitë e siguruara nga TV Prizreni shihet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit, derisa shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Në vendin e ngjarjes sipas Policisë kanë dalë të gjitha njësitet relevante.

Asnjë koment

Comments are closed.