21-03-2025

Përfundon bastisja në Ministrinë e Bujqësisë, Krimet Ekonomike qëndruan në katin ku ndodhet zyra e Prokurimit

Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.

Zyrtarët e krimeve ekonomike tashmë janë larguar nga objekti i ministrisë.

Mediat raportojnë se hetuesit e këtij njësiti kanë qëndruar në katin ku ndodhet Zyra e Prokurimit në objektin e kësaj Ministrie.

Bastisja u realizua disa orë pasi u raportua se Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë./GSs

Asnjë koment

Comments are closed.