20-05-2024

Përfundon ndeshja, ja kush e fitoi sfidën Ylli – Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 100:70 (16:22, 30:19, 28:16, 26:13). Takimi ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të elitës së basketbollit.

Sfidën më mirë e nisën prizrenasit që në çerekun e parë kishin epërsi deri në tetë pikë, 14:22, ndërsa kjo pjesë përfundoi 16:22. Por, Ylli u rikthye shumë shpejt dhe barazoi rezultatin në 22:22, derisa vazhdoi me lojë të mirë dhe e fitoi pjesën e parë 46:41.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan më shumë epërsinë në periudhën e tretë, që shkoi deri në 17 pikë, ndërsa me lojë të mirë vazhduan edhe në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar me 30 pikë dallim, 100:70.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e nëntë kërcime, Chris Harris me 15 pikë e 14 kërcime dhe Dajuan Graf me 16 pikë e shtatë asistime, kurse te Proton Cable Prizreni u dalluan Desi Sills me 21 pikë, Isaiah Kelly me 20 dhe Musab Mala.

Tani therandasit kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa prizrenasit një fitore e pesë humbje. /GE

Asnjë koment

Comments are closed.