Përfundon regjistrimi i popullsisë: Kosova vetëm me 1.5 milion banorë, 239,000 banorë më pak se në 2011
Përfundon regjistrimi i popullsisë: Kosova vetëm me 1.5 milion banorë, 239,000 banorë më pak se në 201
Dje në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, edhe në komunat të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.
Për procesin e regjistrimit ka folur drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, i cili ka deklaruar numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milion.
“Të dhënat në fund të muajit gusht të dhënat t’i publikojmë, por do ta bëjmë të pamundur t’i publikojmë në korrik. Statistikat 1.5 milion janë kaluar”, bëri të ditur Kastrati.
Ai bëri të ditur se regjistrimi edhe në këtë javë nuk ka qenë i ndarë në komuna por është bërë në të gjithë territorin e Kosovës.
Derisa, sa i përket pjesëmarrjes në regjistrim ai vlerëson se ishte e suksesshme.
Sipas ASK Kosova në vitin 1991 ka pasur 1.956.296 banorë derisa në vitin 2011 1.739.825 banorë.