23-11-2024

Përfunduan dy ndeshjet në Superligë, shpëtimi i Lirisë duket i pamundur

Përfundoi edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot.

Malisheva regjistroi fitoren e katërt rresht, pasi sot triumfoi në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultatin 2:3.

Edhe një herë më meritori në fitoren e malishevasve ishte Drilon Hazrollaj (19′, 39′ penallti, 86′), i cili sot realizoi het-trik.

Autor të golave për gjilanasit ishin Senad Jarovic (9′) dhe Kushtrim Shabani (75′).

Malisheva pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe po vazhdon të ndjekë ëndrrën për dalje në Evropë, pasi është vetëm dy pik prapa Dritës, që mban pozitën e tretë.

Gjilani mbetet i teti në tabelë me 22 pikë të grumbulluara.

Fitore sot regjistroi edhe Prishtina, që i erdhi pas tri ndeshjeve rresht pa fitore në kampionat.

Kryeqytetasit triumfuan 3:1 ndaj Lirisë, në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll baras dhe pa gola, por Prishtina pikët e plota i siguroi në pjesën e dytë.

Ardian Muja (61′), Kreshnik Uka (70′), Leotrim Kryeziu (86′) shënuan në fitoren e Prishtinës.

Golin e vetëm për prizrenasit e realizoi Aldi Gjumsi (90+5′).

 Liria mbetet në pozitën e fundit (10) me vetëm 10 pikë.

Prishtina tani ka 34 pikë dhe renditet e pesta në tabelë,/Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.