03-05-2024

Bashkimi: Kjo është situata e Fergusonit

KB Bashkimi njoftoi sa i përket gjendjes shëndetësore të Terrance Fergusonit.

Ai debutoi mbrëme në ndeshjen ndaj Golden Eagle Yllit, por nuk pati edhe shumë minuta në fushë pasi u përball me telashe shëndetësore.

Njoftimi i nga KB Bashkimi:

“Ju njoftojmë se pas kontrollave mjekësore pas ndeshjes Basketbollisti Terrance Ferguson është në gjendje stabile shëndetësore dhe nuk ka ndonjë shqetësim serizoz! Sipas raportit të mjekëve mbrëmë ishte në pyetje një helmim nga ushqimi që ka konsumuar gjatë ditës dhe gjithashtu rezultat i lodhjes pasi që lojtari ka arritur në Prizren diten e mërkurë dhe nuk ka pas kohë të mjaftueshme për tu adaptuar dhe nuk ka asnjë shqetësim tjeter. Sot ai është në gjendje shumë më të mirë dhe ka filluar ta marrë vetën dhe do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin”. /Gazeta Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.