24-04-2024

Përkeqësohet moti në Kosovë! Rrëzohen drunjtë nga erërat e fuqishme

Dëme materiale janë shkaktuar në Pejë, si pasojë e erërave të fuqishme që po fryjnë.

Erë e nxehtë po fryen edhe në Prizren. Deri tash janë rrotulluar e hedhur në ajër disa çadra lokalesh në qendër.

Në disa pamje të publikuara në mediat lokale në Pejë shihet se drunjtë janë rrëzuar dhe kanë dëmtuar një makinë që ndodhej aty pranë.

Pamjet thuhet se janë realizuar në afërsi të Spitalit rajonal të Pejës.

 

Ndryshe, për sot është paralajmëruar freskim i motit dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.